Në Vlorë, pasi reshjet e dendura të shiut bënë që lumi Vjosa të dilte mbrëmjen e djeshme nga shtrati te Pazari i Mifolit, sot paraqitet situatë më e normalizuar.
Reshjet e shiut të cilat ulën intensitetin e tyre në jug prej pasdites së djeshme kanë bërë që prurjet në lumin Vjosë nga Greqia-Gjirokastra-Tepelena të fillojnë të ulen ndjeshëm.
Raportohet se niveli i ujit në urën e Mifolit është 5. 2 metra duke sjell një përmirësim të situatës e cila po mbahet ende nën monitorim pasi mund të ketë të papritura. .Tendencat janë rënëse dhe nuk ka sipërfaqe nën ujë anës Vjosës. Lumi Vjosa është akoma në shtratin e saj .Ne urën e Memaliaj vijon rënia e nivelit në krahasim më dy orë më parë. Aktualisht në urën e Memaliaj niveli i ujit është nën 5 m.
Discussion about this post