Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, me pasojë plagosjen e një 63-vjeçareje.
Sipas policisë, gruaja është përplasur nga një motor teksa po kalonte rrugën në vendin e quajtur “Kapelja”.
“Rreth orës 09:35, në vendin e quajtur “Kapelja” shtetasi A. M., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 63 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i motomjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, bën me dije policia.
Discussion about this post