Pensionistët dhe minatorët kanë dalë në protestë para Kryeministrisë. Ata kërkojnë rritjen e pensioneve, por edhe miratimin e statusit të minatorit, për të përballuar kostot minimale të jetësës.
Ata tregojnë për mediat se me pensionet dhe çmimet aktuale e kanë të pamundur të jetojnë një jetë të denjë. Sakaq, policia ka krijuar një kordon sigurie, për të evituar përplasjet.
“Shpenzimet mujore po rriten, unë marr 178 mijë lekë nga këto 72 mijë lekë shkojnë për ilace, paguaj drita e ujë. Bëjini vetë ju llogaritë pastaj. Teksa çmimi i fruta-perimeve rritet, pensionet ulet. Ne jemi fundosur, cfarë të bëjmë. Thonë se në Nëntor do ngrihet dhe çmimi i bukës, mjerë ne. Të rrojë pushteti, të rrojë kriminalteti e oligarkët që po na fundosin. Kosova 11 vite shtet i rriti pensionet me 20%, ndërkohë që në 112 vjet shtet e rriti me 4.1% indeksimin”, tha një nga pensionistët i pranishëm në protestë.
Një tjetër tregoi se janë fëmijet të cilët i suportojnë financiarisht, pasi sipas tij “çmimet janë më të shtrenjta këtu, sesa në Itali”.
“Nuk arrijmë dot të blejmë ilaçet. Kam 5 vjet që nuk kurohem pasi nuk arrij dot t’i paguaj ilaçet. Shyqyr që na ka fal Zoti fëmijë se ne jemi të mbaruar.
4 mijë lekë rritje çfarë është, nuk blen dot as çerek kilogramë djath. Ne kemi nevojë për shërbimin shëndetësor dhe ushqim i cili nuk përballohet. Janë shumë të larta ushqimet, më të shtrenjta këtu se në Itali”, tha pensionisti.
Discussion about this post