Mosbindja civile e demokratëve është zhvendosur sërish këtë të enjte para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë. Njëjtë si dhe seancat e kaluara, deputetët demokratë janë duke vijuar me të njëjtin skenar.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka si dhe deputetët, Bledion Ballbati, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, po përplasen me gardistët të cilët janë vendosur zinxhir para ambienteve të Kuvendit dhe nuk po lejojnë hyrjen e demokratëve të cilët janë përjashtuar nga seanca plenare.
Në një prononcim të shkurtër për mediat Noka tha se nuk i përjashton dot “narkosi”, por vetëm vota e qytetarëve.
“Çdo kuvend ka mision, të përcjellë zërin e zgjedhësve dhe ne atë detyrë kemi. Na përjashton vetëm populli e vota, s’na përjashton dot askush pavarësisht dëshirave të narkos apo 5 milionë eurove të doganave”, tha Noka.
Ndërkohë, deputetja Albana Vokshi e cila ka arritur të futet në Parlament i është drejtuar me tone të ashpra Evis Kushit si dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit.
Discussion about this post