Një pjesë e ekipit shqiptar që mori pjesë në kërkimet në Turqi nga tërmeti tragjik është kthyer në Shqipëri. Lajmi është ndarë nga Konsullata shqiptare në Stamboll, e cila shkruan se mbaruan misionin dhe ka pasur një falënderim për të gjithë pjesëtarët për ndihmën që kanë dhënë në kërkimet në Turqi.
Sarah Hadëri, Marjola Qatipi, Tom Perkeqi, Mustafa Ahmetaj, Drini Mullai, Zyhdi Tarja, Armando Doce, Nebi Mucaj, Taner Akdamar, Bujar Rapo,Shkëlzen Shatri, Mirsad Basha janë pjesëtarët e misionit që janë kthyer në Shqipëri. Ndërkohë, pjesa tjetër e ekipit vijon kërkimet në Turqi.
“Niset për në Shqipëri një pjesë e grupit të cilët përfunduan misionin e tyre në Malatya. Falenderime në ceremoninë e përcjelljes nga Zyra e Presidencës Turke, Zyra e Ministrisë së Jashtme dhe Zyra e Guvernatorit të Stambollit”, shkruan Konsullata e Stambollit.
Shqipëria iu përgjigj menjëherë thirrjes për ndihmë nga Ankaraja dhe dërgoi në total 73 fprca të kërkim shpëtimit dhe mjekë, ndërsa 12 prej tyre janë kthyer në Shqipëri sot.
Kujtojmë që Turqia ka qenë një ndër vendet që ka përkrahur më shumë Shqipërinë kur u godit nga tërmeti i 26 nëntorit, 51 viktima. Turqia financoi ndërtimin e një lagjeje në Laç, ku me financimin e qeverisë turke u rindërtuan 522 banesa të reja. 46.3 mln euro përfshirë edhe apartamentet dhe disa xhami dha Turqia në konferencën e donatorëve në Bruksel “Bashkë për Shqipërinë” që Komisioni Evropian organizoi për ringritjen e vendit tonë dhe që mblodhi në total 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende.
Discussion about this post