Një protestë është zhvilluar sot nga banorët e Akërnisë në Vlorë, kundër shoqatave ambientaliste që kërkojnë prej kohësh ndalimin e punimeve për Aeroportin e Vlorës. Banorët protestuan sot kundër shoqatave, duke kërkuar që aeroporti të bëhet.
Sipas shoqatave ambientaliste, ndërtimi i Aeroportit të Vlorës në zonën e Akërnisë do të shkatërrojë ekosistemin pasi aty kalojnë një numër i lartë shpendësh migratorë. Mirëpo, banorët e zonës dhe Unioni Turistik i Vlorës thonë se duan zhvillimin.
“Në rradhët e protestuesve nuk ka asnjë protestues Vlonjat duke lënë qartazi të kuptohet se protestat “kryeqytetase” nxiten nga Qarqe të tjera ekonomikë. I kuptojmë përpjekjet e mjedisorëve për të mbijetuar por për ne zhvillimi ekonomik i rajonit prevalon. Mes zogjve migrator dhe zhvillimit ekonomik dhe turistik të rajonit, zgjedhim zhvillimin”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Deklarata e Unionit Turistik të Vlorës:
Unioni Turistik i Vlorës është në krahë të banorëve Akërnisë dhe Vlorës të cilët kundërshtojnë çdo ndërhyrje të ambientalistëve në përpjekje për të ndaluar ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Komuniteti i biznesit ashtu si dhe organizata mjedisore në vend dhe grupet e interesit kanë zhvilluar disa takime gjatë periudhës së hartimit të raportit të Vlerësimit të ndikimit në Mjedis, çdo përpjekje e tanishme është një tentativë për të dëmtuar interesat e gjithë rajonit të jugut.
Në rradhët e protestuesve nuk ka asnjë protestues Vlonjat duke lënë qartazi të kuptohet se protestat “kryeqytetase” nxiten nga Qarqe të tjera ekonomikë. I kuptojmë përpjekjet e mjedisorëve për të mbijetuar por për ne zhvillimi ekonomik i rajonit prevalon. Mes zogjve migrator dhe zhvillimit ekonomik dhe turistik të rajonit, zgjedhim zhvillimin.
Unioni Turistik i Vlorës qëndron krahë banorëve të Vlorës dhe përkrahë zhvillimin e rajonit.
Discussion about this post