Ministria e Arsimit, Evis Kushi ka treguar disa ndryshime që do të bëhen në Maturën Shtetërore.
“Provimi i informatizuar për programin mjekësi e përgjithshme do të zhvillohet në mjediset e qendrës së shërbimeve arsimore. Fondi i pyetjeve për nxënësit që duan të studiojnë mjekësi të përgjithshme është gati. I kanë pyetjet atje dhe do të shmangë problemin që ndonjë pyetje mund të jetë jashtë programit apo mund të ketë gabime shkencore. Ky problem që kemi pasur në ndonjë rast eliminohet sepse konstatohet para 6 muajsh.
Rregullorja e re e Maturës shtetërore ku është shfuqizuar neni që nuk lejonte rivlerësimin e testit. Për shkak të kohës së kufizuar që ne si ministri kishim për të korrigjuar dhe nxjerrë testet në kohën e duhur ishte e pamundur. Por i kemi marrë të gjitha masat që të ketë komisione të veçanta në shkolla. Nxënësit do të kenë të drejtë që të marrin testin e korrigjuar por nëse do të ketë gabime do të ngrihet një komision për transparencë të plotë.”, tha Kushi.
Discussion about this post