Në Ditën Ndëkombëtare Kundër Korrupsionit, Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh.
Në mesazhin e Ambasadës thuhet e SHBA-ja lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke forcuar institucionet qeveritare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar, si dhe duke mbështetur gazetarët.
Gjithashtu më tej ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara janë thellësit të përkushtuara për të vëazhduar këto përpjekje për të rritur transparencën në komunitetin global.
“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar.
Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global”, shkruhet në postimin e ambasadës.
Discussion about this post