Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë ditën e hënë. Bëhet me dije se mbledhja do të nisë në orën 18.00. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për çështjet organizative, por edhe për axhendën se si do të vijojnë me aksionin opozitar.
Mesazhi i mbërritur në grupin e WhatsApp-it të demokratëve:
Pershendetje miq.
Diten e hene ne ora 18:00 do zhvillojme mbledhje kryesie me rend dite;
1-Ceshtje organizative
2- Agenda e vazhdimit te aksionit opozitar
3- Te tjera
Kujtojmë që javën e ardhme pritet që deputetët e opozitës të zhvendosin protestat e tyre në Parlamentin Europian, ku do të mblidhen më 23 tetor.
Discussion about this post