Ambasadorja amerikane Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në konferencën për “Konsolidimin e KLGJ dhe të Gjykatës së Lartë” i shprehu përgëzime trupës së drejtësisë për arritjet e deri tannishme.
Sipas diplomates Shqipëria ka bërë përparim në fushën e drejtësisë, teksa shtoi se njëjtë si populli amerikan dhe ai shqiptar pret me padurim që Gjykatat të jenë të plotësuara me gjyqtarë që japin vendime të drejta dhe jo për hakmarrje.
Sa i përket zërave për largimin e saj pasi mandati i saj 3 vjeçar në vendin tonë përfundon, Kim tha se do të vazhdojë të qëndrojnë edhe ca më gjatë.
“Unë kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë, por kjo që kam mësuar gjatë këto 3 viteve të mia këtu është se ka një sfidë të madhe këtu. E dini kjo nuk ndodh sepse Shqipëria unike, është në mënyrë unikale e korruptuar, jo!
Duhet të ndjejmë emati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend, për përvojën e popullit shqiptar edhe sfidat me të cilat ky vend përballet”, tha ambasadorja.
Pjesë nga fjala e ambasadores:
Shikoni sa larg keni arritur deri tani. Në Gjykatën e Lartë ishte vetëm një gjyqtar sot kemi një trupë të plotë gjyqtarësh. Na mungojnë vetëm 3 dhe shpresoj që ata tre të gjenden shumë shpejt.
Kemi edhe 2 javë që kanë mbetur 2022 dhe urojmë që në 2023 Gjykata e lartë të ketë trupë të plotësuar. Duhet të drejtësi për njerëzit. E di që populli shqiptar si populli amerikan pret me padurimin gjyakatat të plotësuara me gjyqtarë që janë të aftë që mund të japin drejtësi, jo hakmarrje por drejtësi.
Të dinë që kur të vinë në gykatë do të jenë të barabartë para ligjit.Ata do të dinë që do të marrin drejtësi në kohë prandaj për ne ka qenë e rëndësishem që të mbështesim ekipin për uljen e çështjeve të prapambetura. Prandaj tju japin njerëzve drejtësinë që meritojnë dhe të bëjmë përparim. Kemi nevojë që të bëhet zero numri i çështjeev të prapambetura, me ndihmë kjo mund të realizohet. Vendosni përparësi për çështjet më urgjente, vazhdoni të ecni sa më shpejt të mundni, vendosni drejtësi. Reforma në drejtësi po jep rezultate të dukshme dhe të prekshme. Kjo nuk është një kohë për tu çlodhur, ne duhet të festojmë për përparimin që kemi bërë së bashku, ka pasur gabime por kjo është në rregull, ky është një proces nejrëzor. Por , çelësi është që mbetemi të angazhuar. Partnerët tuaj europianë duan që ju të keni sukses aq sa duan partnerët tuaj amerikanë.
Unë kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë, por kjo që kam mësuar gjatë këto 3 viteve të mia këtu është se ka një sfidë të madhe këtu. E dini kjo nuk ndodh sepse Shqipëria unike, është në mënyrë unikale e korruptuar, jo!
Duhet të ndjejmë emati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend, për përvojën e popullit shqiptar edhe sfidat me të cilat ky vend përballet. Ky është një vend i vogël dhe të gjithë i njohin të tjerët.
Ka ardhur koah që Shqipëria është gati për fazën tjetër, ne nuk mund të vazhdojmë më kshu. Shqipëria ka qenë anëtare e NATO që në 2009. Në korrik BE filloi negociatat për hyrjen tuaj, në këtë grupin ëndrrave, ju jeni ulur ngjitur me ne fjalë për fjalë, ngjitur me SHBA si Shqipëri në OKB ju respektoheni si një zë për çështjet globale. Investimet amerikane këtu nuk kanë qenë kurrë më të larta, duhet të ketë më shumë, por duhet të ketë edhe drejtësi, biznesmenët duhet ta dinë që kur blenë prona këtu dhe të shkojnë në gjykatë që ka mos një pajtim gjykatësi të japë vendimin e drejtë dhe jo për atë që ka dhënë lek më shumë apo ka kërcënuar më fort.
Discussion about this post