Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësinë që të udëhtojnë drejt Kinës pa viza.
Përmes një postimi në “Instagram”, Rama shkruan se pas 30 ditësh Kina do të hapet pa viza për shqiptarët.
“Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”, shkruan Rama.
Në lidhje me këtë marrëveshje të arritur ka reaguar edhe ambasadori kinez në vendin tonë, Ding Zhou.
Krah fotos me zëvëndësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, Zhou shkruan se është ndër i madh që sot në emër të qeverisë Kineze firmosi “Marrëveshjen për heqjen recoprike të vizve” mes dy vendeve.
“Është një nder i madh që, në emër të Qeverisë Kineze, firmosa zyrtarisht “Marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave” ndërmjet Kinës e Shqipërisë me përfaqësuesen e Qeverisë Shqiptare, Znj. Fino, Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në vitin 2018, Qeveria Shqiptare në mënyrë të njëanshme zbatoi politikën e heqjes së vizave për shtetasit kinezë gjatë sezonit turistik dhe në fund të vitit 2019, ajo filloi heqjen e vizave gjatë gjithë vitit për shtetasit kinezë. Që atëherë, të dy palët kanë komunikuar mbi nënshkrimin e “Marrëveshjes për heqjen reciproke të vizave”. Në tetor të vitit 2021, Këshilltari i atëhershëm i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm i atëhershëm i Kinës, Ëang Yi, pati një vizitë të suksesshme në Shqipëri, duke i dhënë impulse të reja thellimit të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme. Gjatë vitit të kaluar, ekipet kineze dhe shqiptare kanë punuar së bashku për ta realizuar më në fund nënshkrimin e “Marrëveshjes për heqjen reciproke të vizave”.
Kjo është një “dhuratë e madhe”për popullin shqiptar në fillim të vitit të ri 2023, që do të thotë se Kina,ekonomia e dytë më e madhe në botë me një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh, ka hapur dyert e saj për Shqipërinë. Ky është gjithashtu një tjetër mishërim i gjallë i miqësisë tradicionale ndërmjet Kinës e Shqipërisë dhe një ngjarje monumentale në marrëdhëniet kino-shqiptare. Kemi besimin se hyrja në fuqi e “Marrëveshjes” do të nxisë në mënyrë efektive shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushat e ekonomisë, tregtisë, turizmit, kulturës e arsimit dhe do të thellojë më tej miqësinë ndërmjet dy popujve.
“Marrëveshja për heqjen reciproke të vizave” ndërmjet Kinës dhe Shqipërisë përcakton se shtetasit e të dy vendeve përjashtohen nga aplikimet për vizë (duke përjashtuar studimin, punën, qëndrimin etj.) nëse qëndrojnë në vendin tjetër për jo më shumë se 90 ditë çdo 180 ditë nga data e hyrjes. Marrëveshja hyn në fuqi pasi palët të kenë përfunduar procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje”, shkruan ai.
Discussion about this post