Në Suedi zbulohet një lloj tjetër koronavirusi tek një lloj brejtësi
Nënvarianti BA.5 është shumë herë më i transmetueshëm në krahasim me nënvariantet e tjera të Omicron. Kjo për shkak të të paktën dy mutacioneve që ndihmojnë në lidhjen me qelizat njerëzore në mënyrë më efikase.
Sipas një grupi kërkimor japonez, kjo është arësyeja e rritjes së rasteve në mënyrë të theksuar në Portugali. Në këtë vend, në 18% të rasteve të Covid ishin pikërisht nga ky nënvariant, ndërkohë që në vende të tjera evropiane si Gjermani, Britani, France apo Danimarkë niveli ishte mesatarisht nën 1%.
Ndërkohë nga ana tjetër, në Suedi është zbuluar një tjetër lloj koronavirusi tek një lloj brejtësi që është shumë i përhapur në të gjithë kontinentin tonë. Është emërtuar Virusi Grimso dhe ekspertët shprehen se ende nuk janë në dijeni çfarë rrezikshmërie mund të paraqesë për njeriun, por bëjnë apel për kujdes pikërisht për paqartësinë e reagimit të transferimit nga fauna e egër tek njeriu.
tv6+1vlora
Discussion about this post