Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa renditi disa problematika në Shqipëri, mes tyre rastet nepotike në Dogana dhe Tatime, tha nga Konventa Kombëtare se nëndetësja ‘105’ do të kthehet në bazë.
Ai tha se të gjithë ata që kanë bërë shkelje do të kenë fatin e Dvoranit.
“Ne nuk kemi iluzione, por nuk shesim ndeshje. Gjeneral Lisi dhe Agaçi kujtojnë se e kanë zënë prej gryke Shqipërinë. Mendojnë se jemi një popull pulash se na thonë që shkeleni Kushtetutën dhe bëjeni fërtele. Nëndetësja ‘105’ do të kthehet në bazë.”, tha ai.
Discussion about this post