Qeveria mund të vazhdojë të japë pagesat shtesë për familjet në nevojë dhe pensionistët, në rast se çmimet do të jenë të larta.
Përgjigja vjen nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila flet edhe për rezervat e vajit dhe të grurit në vendin tonë.
“Normat e inflacionit mujor ka ardhur duke u reduktuar, numërojmë jo vetëm paketën e rezistencës, por edhe faktorë të tjerë të zhvillimit ekonomik. Por duhet kujdes në analizën e çmimeve. Me grurë dhe vaj tregu është stabël; ka ofertë që përmbush nevojat e tregut shqiptar”, tha ministrja.
tv6+1vlora
Discussion about this post