Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në seancë plenare, ku në rend të ditës mes të tjerash është një interpelancë e Kryeministrit Edi Rama, e kërkuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.
Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, këtë të enjte në Parlament janë parashikuar të diskutohen 11 pika në rendin e ditës.
Fillimisht do të jetë interpelanca e kërkuar nga deputeti Shehu me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, ku në total Shehu ka parashtruar 19 pyetje për këtë temë. Por Rama mungon.
Pas interpelancës, do të jetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu që do t’i përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.
Më tej, sipas rendit të ditës, Kuvendi do të diskutojë një seri marrëveshjesh, duke nisur nga ajo e Interpol, e cila vjen në kuadër të Konferencës së 51-të të Interpol, që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Tiranë.
Po ashtu, pritet të diskutohet dhe marrëveshja e pensioneve me Italinë dhe një marrëveshje në fushën e arsimit.
Gjithashtu, gjatë seancës së sotme në Parlament pritet të diskutohet dhe një akt normativ, si dhe dy pr/ligje.
Discussion about this post