Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot punimet, duke filluar seancën me nderimin e viktimave të Holokaustit. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mbajti një fjalim, duke u shprehur se Shqipëria ka qenë atdhe rezervë për hebrenjtë dhe se kurrë nuk ka patur ligje antihebre.
“Shqipëria ka qenë atdhe rezervë për hebrenjtë. Shqipëria nuk pati kurrë ligje antihebre”, u shpreh Nikolla.
Në 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit. Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschëitz-Birkenau më 27 janar 1945.
Discussion about this post