NJOFTIM❗
Në kuadër të fillimit të sezonit turisitik, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë është duke zbatuar një plan masash që do të sjellë rritje të cilësisë së furnizimit me ujë.
Për këtë arsye, më datë 05.06.2024 ora 06:30 – 06.06.2024 ora 06:30 do të kryhen punime në Stacionin kryesor. Si pasojë e punimeve do të ketë kufizime të furnizimit me ujë në qytetin e Vlorës.
🚰Furnizimi i Depos do të fillojë 06.06.2024, ditën e Enjte ⏰ 18:30.
📍 Për institucionet dhe godinat me rëndësi të veçantë furnizimi me ujë do të garantohet me burime alternative.
⚠️Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë do të jetë në dispozicion me autobote dhe pika të furnizimit me ujë.
☎Për çdo problematikë, mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 069 58 24 439.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Discussion about this post