Gjermania ka fituar përballë Danimarkës, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2024. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, përfundoi me triufmin 2-0 të djemve të Nagelsmann.
Golat për Gjermaninë u shënuan nga Havertz në minutën e 53’ që tundi rrjetën me 11-metërsh, teksa për golin e dytë mendoi talenti i Bayern Munich, Jamal Musiala në minute e 68’.
Kështu, Gjermania bëhet cerekfinalisti i dytë, pas Zvicrës, me këta të fundit që mposhtën Italinë po me rezultatin 2-0. “Panzerat” tashmë presin në çerekfinale fituesin e ndeshjes Spanjë – Gjeorgji.
Discussion about this post