Gjatë konferencës për mediat për arritjet e vitit 2022 dhe objektivat e 2023, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se do të fuqizohen programet e shëndetit publik.
Ministrja tha se gjatë 2023 prioritet do të jenë pagat e bluzave të bardha.
“Është dyfishuar buxhetin, janë shërbyer falas qytetarët. Urgjencës i janë shtuar 20 mjete e reja, duke ulur kohën e pritjes në vendngjarje. Në shërbimin spitalor janë fuqizuar shërbimet e imazherisë. Kemi investuar në 18 spitale.
Gama e analizave ka marrë një fuqi të vëmendshme. Kemi punësuar 313 mjekë. Do synojmë fuqizimin e programeve të shëndetit publik. Do te fillojmë me 2023-in, me buxhetin. Prioritet i prioriteve do të jetë rritja e pagave. Pakoja e madhe ka mbështetur 19 mijë mjekë dhe infermierët tanë”, tha ajo.
Gjithahtu, ministrja bëri me dije se në vijim do të bëhet edhe vaksinimi kundër gripit paralel me vaksinim e Covid-19.
“Programi kombëtar i vaksinimit anticovid po kombinohet me vaksinimin kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore në vend. Mbi 1.3 milion qytetarë janë vaksinuar deri tani me dozën e parë të vaksinës antiCovid; mbi 1.2 milion kanë marrë dozën e dytë; mbi 350 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe mbi 45 mijë qytetarë me dozën e katërt. Sa i takon vaksinës së gripit janë vaksinuar më shumë se 200 mijë qytetarë këtë vit”, tha Manastirliu.
Duke folur për programin kombëtar të vaksinimit, ajo tha se u përfshi për herë të parë vaksina kundër HPV.
Gjithashtu Manastirliu njoftoi se fishat e diabetit do të jepen falas për të moshuarit mbi 65 vjeç
“Fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe për grupmoshën mbi 65 vjeç duke filluar nga ky vit” , tha ajo. “Qeveria ka vendosur zgjerimin e fashës përfituese dhe nëse deri tani kjo kategori përfshinte fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç, gjatë 2023 edhe pensionistët +65 vjeç, nga ku do të përfitojnë mbi 50 mijë pensionistë”, u shpreh Manastirliu.
Më tej ministrja tha se këtë vit rritet financimi me 4 milion dollarë për Listën e Barnave të Rimbursueshme për trajtimin e sëmundjeve kronike, duke e çuar në 11.4 miliard lekë.
Discussion about this post