Organizata e minoritetit grek “Omonia” ka reaguar ashpër ndaj kandidatit të PS për Himarën, Vangjel Tavo.
Përmes një njoftimi, Omonia thotë se Tavo ka ardhur të vjedhë në Himarë sipas modelit të Veliut të Ramës, duke nënkuptuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Duke kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Partisë Socialiste, organizata e minoritetit grek thekson se “Himara ka djalin e saj, Petro Gjikuria”.
“Kjo është Republika e Edi Ramës, që nuk njeh zgjedhje, as të zgjedhur që nuk vjedhin si ata. Ne e refuzojmë Republikën e hajnave të Edi Ramës. Ata që të japin tapinë për të marrë votën dhe kur të marrin votën të marrin lirinë dhe tapinë bashkë me pronën. Këta janë hajdutë, jo politikanë. Himara ka djalin e saj , Petro Gjikuria,”shkruan ndër të tjerash OMONIA.
Postimi i plotë:
Nuk kishte fillim më të mirë për skilen Tavo sesa të fillonte fushatën me hajdutin Erjon Velia.
Dmth skilja po e nxjerr vetë kokën e pisët. Ka ardhur të vjedhë në Himarë sipas modelit të Veliut të Ramës. Të gjithë e dimë tashmë se në Tiranën e Veliut vidhen 100% e fondeve publike,krahas pronave private.
Hajduti i çertifikuar,që na paska patur mentor jabanxhiun Tavo, erdhi në Himarë ti japë një dorë atij që e mësoi.
Për të qeshur e për të qarë!
Të bukur moral kishte ajo shfaqje e shëmtuar hajnash në Jalë me çertifikatë të rilindur, por të dalë boje, sodoqoftë.
Kjo është Republika e Edi Ramës, që nuk njeh zgjedhje, as të zgjedhur që nuk vjedhin si ata.
Ne e refuzojmë Republikën e hajnave të Edi Ramës. Ata që të japin tapinë për të marrë votën dhe kur të marrin votën të marrin lirinë dhe tapinë bashkë me pronën.
Këta janë hajdutë, jo politikanë.
Himara ka djalin e saj , Petro Gjikuria !
Discussion about this post