Një operacion policor i Europol i zhvilluar në 28 vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria ka shkatërruar 59 grupe kriminale që merreshin me trafikimin e ilaçeve të falsifikuara dhe substancave doping. Janë sekuestruar mbi 10.5 milionë produkte mjekësore me vlerë mbi 40 milionë euro. 349 të dyshuar u arrestuan dhe 10 laboratorë klandestine u mbyllën.Autoritetet sekuestruan sasi masive të barnave të keqpërdorura, të falsifikuara, produkte dhe substanca dopingu dhe suplemente të paligjshme ushqimore dhe sportive, si dhe vaksina të falsifikuara kundër Covid, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore. Substancat doping dhe ilaçet për mosfunksionimin erektil ishin ndër sendet më të sekuestruara.Dy laboratorë që u zbuluan në Greqi bënin të mundur përpunimin e lëndës së parë të trafikuar përmes Moldavisë dhe Bullgarisë në produkte të ndryshme. Shitjet u kryen përmes faqeve të internetit dhe adresave të e-mail të koduara për një klientelë ndërkombëtare, duke përfshirë dhjetëra atletë profesionistë.
Discussion about this post