Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme ishte pjesë e seancës në Kuvend, ku mori pyetje të vazhdueshme nga deputetët. Për rreth 4 orë Dumani iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në lidhje me çështje të ndryshe.
Mirëpo gjatë pyetjeve, deputetët e opozitës nuk kanë kursye edhe akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Mirëpo kanë qenë Taulant Balla dhe Pandeli Majko që i kanë dalë në krah Dumanit, ku Majko është shprehur se kreu i SPAK nuk është vartësi i tyre, ndërsa Balla tha se duket pyetjet të bazoheshin mbi pikat e raportit dhe jo në çështje të tjera.
Debati:
Taulant Balla: Ka mundësi të ketë pyetje për raportin? Ju bëni diskutime. Ne jemi mbledhur të vijmë me diskutime. Kush je ti, a thua se po na cakton ti të drejtën të flasim ne? Një zotëri ka konflikt interesi të bëjë pyetje këtu. Zotëria atje në fund. Kaq. Zonja drejtuese e seancës respektoni rregulloren.
Gazment Bardhi: Nëse ka një njeri që ka konflikt interesi është zotëria që sapo foli (I drejtohet Ballës). Si qenka e zhbalancuar? Kolegët tuaj të bëjnë pyetje, në përputhje me rregulloren ne po bëjmë pyetje, në përputhje me ligjin drejtuesi i SPAK po jep përgjigjet ashtu siç ai dëshiron. Është hera e fundit që anëtarë të kabinetit të përpiqen t’i diktohen seancës se si ky parlament do duhet ta bëjë debatin mbi raportin e institucioneve të pavarur
Pandeli Majko: Kam respekt për të gjitha pyetjet, pyetjet nuk janë pasi bëni komentin dhe pyesni drejtuesin e SPAK. Zotëria nuk është vartësi ynë, është vetingu ynë. Nuk keni të drejtë t’i bëni pyetje sikur është vartësi juaj.
Discussion about this post