Edhe një tjetër herë, ministrja e Shëndetëisë, Albana Koçiu ka folur në lidhje me skandalin e Onkologjikut, ku mjekët bënin pazare me pacientët me kancer dhe i dërgonin ata në klinika private.
Ajo gjatë fjalës së saj ka folur dhe për kërkesën e opozitës të cilët kërkojnë dorëheqjen e ministres.
Ministrja u shpreh se opozita po e përdor politikisht këtë çështje sensitive, duke treguar hipokrizi ndaj qytetarëve. Ajo ndër të tjera u shpreh se “autorët” dihen dhe se nuk ka vend për përgjithësime të situatës.
“Ju jeni në të drejtën tuaj që të përdorni në kapitalin tuaj politik jo vetëm shëndetin por edhe vdekjen, por kjo është një çështje zgjedhjeje. Nder nuk iu bën dhe asgjë nuk do të arrini sepse jeni qartësisht të lexueshëm në hipokrizinë tuaj për t’i qarë hallin qytetarëve.
Në këtë qeverisje faji ka emër, fytyrë e jo përgjithësime. Ne kemi vendosur një standard i cili është i vetmi që aplikohet dhe është i barabartë e i njëjtë për të gjithë, kushdo që provohet fajtor nuk ka më punë me këtë qeveri e as me familjen politike. Ky standard vlen edhe për mjekët e vendosur nën akuzë, secili prej tyre duhet të përgjigjet për çdo veprim të kryer”, tha ajo.
Discussion about this post