Me akrepat e orës të cilët u kthyen pas 60 minuta, shumë njerëz po mendojnë se përse këto ndryshime po ndodhin dhe si kjo situatë do të ishte në rast se ora nuk do të ndryshonte. Për disa persona ky ndryshim shihet si 60 minuta më tepër pushim dhe gjumë, mirëpo disa ekspertë tregojnë se ndryshimet sezonale të orës mund të sjellin dëme në sigurinë dhe shëndetin tonë.
Cila do të ishte zgjedhja më e mirë midis orës verore dhe asaj dimërore?
“Ora verore ndryshon ritmin natyral cirkadian të trupit dhe ndikon në gjumin tonë. Nga ana tjetër ora dimërore ofron një mundësi më të mirë për të siguruar kohën e duhur për një gjumë të cilësisë së lartë dhe qetësues në një ritëm të rregullt, duke përmirësuar shëndetin kardiovaskular, humorin dhe mirëqenien e përgjithshme.” tha Jennifer Martin, psikologe klinike.
Ekspertët e gjumit tregojnë gjithashtu se zgjedhja në mënyrë permanente e orarit veror do të ndikojë në jetën e personave që jetojnë në hemisferën veriore. “Disa persona në hemisferën veriore do të shikojnë se dielli do të lindë pas orës 9:30 gjatë muajve të dimrit.” shtoi Martin.
“Errësira e tepërt gjatë orareve të mëngjesit mund të rrisë gjithashtu numrin e fataliteteve rrugore, sipas studimeve.”
Ekspertët e gjumit tregojnë se ndryshimet sezonale të orës mund të dëmtojnë dhe shëndetin e personave. Këto ndryshime të orës janë lidhur me rritjen e shanceve për t’u shtruar në spital, për të pësuar një goditje në tru apo për praninë e problemeve kardiovaskulare.
“Një studim ka zbuluar se ka një reduktim të eventeve kardiovaskulare gjatë orës dimërore, gjë që sugjeron se efektet kronike të orës verore sjellin një risk më të lartë të shfaqjes së problemeve me zemrën, në krahasim me orën dimërore.” thuhet ne studim.
Discussion about this post