Pacientët me linë e majmunëve duhet të shmangin çdo kontakt me kafshët shtëpiake për 21 ditë, sipas këshillave të reja nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.
Në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani janë konfirmuar 106 persona të infektuar, raporton BBC.
Kafshët të cilët mund ta marrin linë nga njerëzit, kryesisht brejtësit, mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj sëmundjes dhe shqetësimi është se mund të përhapet tek kafshët e tjera.
Qeveria tha se deri më tani nuk është zbuluar asnjë rast tek kafshët shtëpiake dhe rreziku është ende i ulët.
Shefja e veterinarisë së Anglisë, Christine Middlemiss, tha: “Asnjë rast i lisë së majmunëve nuk është dyshuar apo raportuar ndonjëherë tek kafshët shtëpiake në Britani dhe rreziku mbetet i ulët”.
Ajo shtoi se ata do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën dhe do bashkëpunojnë me kolegët veterinarë dhe të shëndetit publik, si në Britani dhe në mbarë botën, për menaxhimin e rreziqeve të lidhura me shëndetin e kafshëve ndaj lisë së majmunëve.
tv6+1vlora
Discussion about this post