Shqipëria notë pozitive për reformat, kërkohet bashkëpunim pozite-opozite
Komisioni Evropian pritet të publikojë me 12 Tetor në mesdite raportet vjetore të zgjerimit. Këto raporte do të diskutohen në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian dhe më tej komisioneri për zgjerim do të komunikojë me mediat.
Në këtë raport theksohet fakti se pas një periudhe të gjatë bllokimi me 19 Korrik Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbajtën konferencat e para ndërqeveritare pasi u miratuan kornizat negociatore dhe se fundmi nisi procesi i rishikimit te legjislacionit me te dy shtetet.
Në progres raport theksohet fakti se duhet që të eliminohet polarizimi politik pasi rishikimi i ligjeve të integrimit kërkon shumicë të theksuar në parlamentet e Tiranës dhe Shkupit.
Bazuar në metodologjinë e re të zgjerimit mbi bazën e të cilës zhvillohen këto negociata në raport thuhet se shpejtësia e procesit të negociatave varet kryesisht nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut që tashmë Brukseli i sheh në konkurrencë me njëra-tjetrën dhe me shtetet pararojë si Serbia e Mali i Zi që kanë ecur përpara në diskutimin e kapitujve.
Krahas reformave një notë pozitive ka marre njehsimi i politikës së jashtme evropiane me atë shqiptare në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë gjë që nuk ka ndodhur në rastin e Serbisë. Në paketën e re të zgjerimit përfshihet një rekomandim për shtetet anëtare për t’i dhënë statusin e kandidatit Bosnje-Hercegovinës në Dhjetor 2022 dhe në të njejtën kohë përsëritet rekomandimi për heqjen e vizave për Kosovën kërkesë kjo edhe e presidencës aktuale çeke të BE-së.
Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi thekson në këtë dokument për shtetet anëtare se Ballkani Perëndimor është më shumë se kurrë një prioritet gjeostrategjik për Bashkimin Evropian për shkak të krizës ukrainase ndaj sipas tij është e nevojshme që të përshpejtohet procesi i zgjerimit të këtij rajoni dhe të kthehet në realitet perspektiva e tij evropiane. Të gjitha qeveritë në rajon mund të synojnë të përmbushin të gjitha kushtet e anëtarësimit përpara vitit 2030.
Në paketën e zgjerimit theksohet se mbështetja financiare e BE-së përfshin Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Ky plan ekonomik dhe investues është një paketë investimi prej 30 miliardë eurosh, që është një e treta e PBB-së për të transformuar rajonin dhe për të sjellë prosperitet me ndërtimin e rrugëve, furnizimin me energji dhe zhvillimin e ekonomisë dixhitale dhe arsimit.
Në paketën e re të zgjerimit thuhet se mesatarisht, shkalla e papunësisë në Ballkanin Perëndimor në vitin 2021 ishte 13.7 për qind. Kjo është një shifër shumë e lartë nëse e krahasohet me atë të BE-së. Shkalla e papunësisë tek të rinjtë në rajon sipas Komisionit Evropian është 35 për qind ndaj kërkohen reforma me te thella ekonomike nga shtetet e rajonit. Ne planin ekonomik përsëritet vlerësimi për iniciativat e bashkëpunimit rajonal si Ballkani i Hapur dhe rigjallërimi i procesit të Berlinit në muajin Nëntor.
tv6+1vlora
Discussion about this post