Të paktën 95 persona kanë humur jetën nga përmbytjet në Spanjë në këto tre ditët e fudit.
Përmbytjet e mëdha në Spanjë, si kurrë më parë i kthyen rrugët e fshatrave në lumenj, shkatërruan shtëpitë, ndërprenë transportin dhe vranë të paktën 95 njerëz në fatkeqësinë më të rëndë natyrore që ka goditur kohët e fundit këtë vend evropian.
Stuhitë dhe reshjet që filluan të martën dhe vazhduan të mërkurën shkaktuan përmbytje në të gjithë Spanjën jugore dhe lindore, duke u shtrirë nga Malaga dhe deri në Valencia.
Pamje apokaliptike janë publikuar nga Spanja ku shihet se si dhejtra makina janë shkatërruar, rrugët janë përmbytur dhe mbi ujë “lundrojnë” objektet shtëpiake, mbeturinat, pemët dhe çdo send tjetër.
Autoritet frikësohen se në orët në vijim numri i viktimave mund të rritet. Guvernatori i Valensias Carlos Mazon është akuzuar si përgjegjës për mos marrjen e masave parandaluese të kësaj katastrofe.
Policia dhe shërbimet e shpëtimit përdorën helikopterët për të evakuuar njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe gomone për të arritur tek shoferët e bllokuar mbi makinat.
“Dje ishte dita më e keqe e jetës sime”, tha të mërkurën Ricardo Gabaldón, kryebashkiaku i Utielit, një qytet në Valencia, për transmetuesin kombëtar RTVE. Ai tha se gjashtë banorë humbën jetën dhe të tjerë nuk gjenden.
Numri i personave të zhdukur ende nuk dihet. Autostrada për në Alicante është e bllokuar me mijëra makina dhe kamionë të përmbysur. Qeveria spanjolle ka shpallur tre ditë zie kombëtare nga e enjtja deri të shtunën.
Galeria fotografike (
1/2
)
Discussion about this post