Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në aksin Lezhë-Milot.
Sipas informacioneve paraprake mësohet një parakalim i gabuar ka qenë arsyeja e përplasjes së një mjeti tip “Benz” me bordurën e urës.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur çifti që udhëtonin me mjetin, të cilët me urgjencë janë nisur drejt spitalit të Lezhës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Discussion about this post