Franca është “paralizuar” ditën e sotme pasi qytetarët janë ngritur në protestë, kundër vendimit të qeverisë për të rritur me dy vjet daljen në pension.
Qeveria propozoi që mosha për daljen në pension nga 62 të shkojë në 64 vjeç. Ky propozim nuk është pritur aspak mirë nga francezët.
Tetë nga sindikatat më të mëdha të Francës që mbulojnë transportin, arsimin, policinë, drejtuesit dhe sektorët publik, kanë dalë sot në protestë kundër reformës së propozuar të pensioneve.
BBC shkruan se të se pritet protestë e ashpër, ndërsa i gjithë transporti public është paralizuar për shkak të grevës.
Një në pesë fluturime brenda dhe jashtë aeroportit Orly të Parisit do të anulohet gjatë ditës, sipas autoritetit të aviacionit civil të Francës, për shkak të grevës së punonjësve të kontrollit të trafikut ajror. Autoriteti tha se kjo nuk përjashton mundësinë e vonesave dhe anulimeve të mëtejshme për fluturimet e mbetura.
Rreth 70% e mësuesve janë në grevë në të gjithë Francën dhe një në tre shkolla fillore në Paris do të mbyllura. Sindikata e Mësuesve tha se rreth 50% e mësuesve të shkollave të mesme në Francë do të jenë gjithashtu në grevë.
Discussion about this post