Numri dy i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka bërë një parashikim për zgjedhjet e 14 Majit. Sipas tij, socialistët me kandidatët që do të nxjerrin, do të marrin midis 50 dhe 55 bashki në të gjithë vendin.
Sekretari i Përgjithshëm i PS tha se me me fitoren që do të marrin në këto zgjedhje, do të vuloset dështimi i opozitës e rrjedhimisht dhe shuraja e fushatës së shpifjeve, sipas tij, për çështjen McGonial.
“Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit do të jetë i tillë që do ta zhgënjejë gjithë atë revolucionin e sapo entuziazmuar, qoftë edhe me këto benzinrat që i hedhin përmes çështjes McGonigal.
Do ta shikojnë që nuk do të gjejnë ndonjë efekt në elektoratin shqiptar, përkundrazi do rrallohet edhe më shumë mbështetja për opozitën.
Unë jua jap edhe sot që PS nuk do t’i diskutojë 50-55 bashki në këtë situatë që është sot, sipas sondazheve. Do të thotë që edhe gjithë kjo fushatë shpifjesh do përfundojë si shumë të tjera që opozita i ngre dhe i braktis rrugës”, u shpreh Damian Gjiknuri.
Discussion about this post