Disa javë më parë, Presidenti i PL, Ilir Meta njoftoi live në një emision televiziv se ka dorëzuar kërkesën për divorc me Monika Kryemadhin, si dhe kishte njoftuar fëmijët e tyre.
Ilir Meta tha se vendimin e divorcit e mori pikërisht pas deklaratës në SPAK së ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhit siç e quan ai. Ndërsa sot në konferencë me gazetarët, Ilir Meta u pyet nëse Kryemadhi do të jetë pjesë e Partisë se Lirisë pas divorcit.
“Jemi një parti europiane, dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Cilido që pranon programin e PL., që respekton statusin e saj, që punon për 5 prioritet e saj, është në Partinë e Lirisë. Dhe është i ftuar jo vetëm të jetë në Partinë e Lirisë, por ti bashkohet PL, si një shpresë e madhe për të përmbysur këtë model ekonomik, që shkatërron shtresën e mesme. Që varfëron shqiptarët e thjeshtë, dhe pasqyron vetëm një klientelë rreth Edi Ramës.”
Meta sërish theksoi se ai nuk mban përgjegjësi për veprimet e Monikës, as ato që do të kryejë në të ardhmen.
“Unë mbaj përgjegjësi për çdo veprim që unë kam kryer, por nuk mbaj asnjë përgjegjësi, për çdo veprim që kushdo ka kryer, apo do të kryej në të ardhmen.”
Discussion about this post