Pas Londrës, kryeministri Edi Rama shtyn edhe takimin e Mynihut me diasporën shqiptare. Takimi ishte planifikuar në datë 9 qershor.
Shkak për shtyrjen janë zgjedhjet për Parlamentin Europian, të dielën e ardhshme.
Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se takimi i Ramës me shqiptarët e Gjermanisë do të zhvillohet gjatë muajit shtator.
Më herët u raportua se kryeministri nuk do të udhëtojë drejt Londrës të dielën e 2 qershorit.
Takimi me diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare të 4 korrikut në Britaninë e Madhe.
Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare. Rama i nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë përmes një tubimi në stadiumin “Galatsi” ku morën pjesë mbi bashkatdhetarë.
Ndërsa më 26 maj, Rama u takua me shqiptarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos, ku morën pjesë mijëra emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Itali.
Discussion about this post