Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës. Shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë zgjedhur të kthehen në vendlindje për të festuar Pashkën ortodokse.
Duke iu referuar burimeve të policisë gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi janë regjistruar një numër i madh në hyrje prej 6258 shtetas dhe një numër më i vogël në dalje prej 2480 shtetas.
Sipas informacioneve do të punohet me sportele të alternuara në varësi të fluksit për të shmangur radhët dhe pritjet.
Discussion about this post