Partia Demokratike hap selinë dhe foltoren e saj për qytetarët. Zyra për shtyp e PD ka njoftuar se “me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët”.
Në këtë mënyrë për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.
“Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh”, thuhet në një njoftim.
tv6+1vlora
Discussion about this post