Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë. Takimi pritet që të nisë në orën 13:00. Sipas raportimeve nga kjo mbledhje pritet që të miratohet rregullorja finale e primareve, e cila do t’i hapë më pas rrugën procedurës për zhvillimin e tyre.
Në qoftë se të gjitha procedurat ecin sipas të gjitha miratimeve nga PD kandidatët mund të dalin edhe brenda 1 jave.
Po ashtu sot pritet që të takohen dy negociatorët Edi Paloka dhe Gazment Bardhi. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar pasi komunikime ka pasur edhe ditët e mëparshme jo vetëm mes Palokës dhe Bardhit, por deputetëve të tjerë që përpiqen të negociojnë për të shkuar të bashkuar në zgjedhjet vendore.
tv6+1vlora
Discussion about this post