Në kushtet e krizës së çmimeve, demokratët kanë dalë me dy propozime konkrete për lehtësimin e kësaj barre që rëndon tek qytetarët.
Sali Berisha doli për t’i bërë publike vetë propozimet për rimburisimin 100 përqind nga qeveria të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban dhe përgjysmimin e taksës mbi karburantin.
Propozimet për kreun e demokrateve janë hartuar mbi shembuj që vijnë nga vende europiane, edhe pse në Shqipëri sipas tij rritja e çmimeve është artificiale dhe e shkaktuar nga 3 faktorë.
Edhe pse shprehet i vetëdijshëm që qeveria Rama nuk do t’i mbështesë propozimet e Partisë Demokratike, Berisha i bën apel që të reflektojnë sepse do të jete protesta qytetare ajo që do t’i imponojë këto masa emergjente për ekonomitë familjare të shqiptarëve.
Discussion about this post