Një automjet i parkuar në Vlorë është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë orëve të natës. Zjarri ka rënë në një automjet tip Ford të parkuar rreth orës 02:30 në lagjen “24 Maji”.
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në automjetin e parkuar. Nga flakët nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
tv6+1vlora
Discussion about this post