Nis shpërndarja e certifikatave të pronësisë
Pas afro 1 shekulli pasuritë e paluajtshme të zonës së Himarës dhe Palasës janë të dokumentuara pas procesit të regjistrimit fillestar që përfundoi këtë javë.
“3766 pasuri iu nënshtruan regjistrimit pas 100 vitesh.”
Nga e hëna kushdo nga pronarët e tokave bujqësore të perfituara nga ligji 7501, banesa, objekte biznesi, ndërtime para 91 apo dhe prona shtetërore e të pushtetit lokal mund të aplikojnë në e-Albania për të marrë certifikaten e pronësisë.
“Për herë të parë ju nënshtruan procesit të regjistrimit dhe banseat e lagjeve të vjetra të kalasë.”
Mes atyre që iu dorëzua certifikata e pronësisë nga kreu i Kadastrës Artan Lame, ishte dhe një 91-vjeçare.
Regjistrimi i pronave në bregdetin e jugut ka dështuar në vitet 2000 dhe 2010. Kjo për shkak të problematikave të shumta që ka patur kjo zonë, mes të cilave dhe ajo që popullohet në një pjesë të konsiderueshme nga minoritare grekë.
tv6+1vlora
Discussion about this post