Kërkimet për tre persona që rezultojnë ende të zhdukur si pasojë e përmbytjeve në Itali kanë rezultuar të pasuksesshme. Autoritet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar përpjekjet për gjetjen e tyre edhe gjatë natës.
Aktualisht përpjekjet për të ofruar ndihmë po vijojnë pandërprerë për personat e zhvendosur dhe për ata që shtëpitë e tyre janë kthyer të pabanueshme për shkak të përmbytjeve.
Reshjet e shiut në qytetin e Senigallias vijojnë ende, por ato nuk janë në të njëjtin intensitet.
Nga të dhënat e fundit që japin autoritet atje flitet për 10 viktima. Bilanci i viktimave u thellua pasi u gjet i pajetë një 80-vjeçar, trupi i të cilit u nxorr nga lumi Esino.
Tragjedia më e madhe ishte brenda një familje italiane ku trupi i një 17-vjeçare u gjet disa kilometra larg vendit ku u tërhoq zvarrë nga forca e ujit.
Ajo po tentonte të shpëtonte veten së bashku me nënën dhe vëllain e saj. Ka qenë vëllai i saj 23-vjeçar që ka identifikuar viktimën ndërsa nëna e tij rezulton ende e zhdukur.
tv6+1vlora
Discussion about this post