Opozita ka kërkuar ditën e sotme interpelancë me Kryeministrin e vendit Edi Rama. Ka qenë deputeti Ferdinand Xhaferri i cili në emër të opozitës i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Rama në lidhje me situatën e përmbytjeve të shkaktuara ditët e fundit kryesisht në Shkodër, Lezhë dhe Durrës.
Ferdinand Xhaferri: Rreshjet e ditëve të fundit kanë prodhuar një situatë kritike në disa qarqe të vendit. Vërshimi i ujërave por edhe hapjes së hidrocentraleve duke rrezikuar jetën e qytetarëve tanë. Nisur nga kjo situatë kritike, grupi parlamentar i PD kërkoi zhvillimin e kësaj interpelancë për të dhënë shpejgime për masat e marra. Grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Kryeministri i kërkojmë të japë shpjegime për: A kishte informacione qeveria shqiptare për reshjet? Cilat ishin masat e marra nga qeveria? A u bënë shkak hapja e portave të hidrocentraleve? Pse nuk u lajmëruan familjet që të merren masat? A ka vazhduar një vlerësim i dëmeve? A keni mundësuar transferimin e baniorëve në zona më të sigurta?
Ne nuk ju akuzojmë ju për reshjet e dendura të shiut. Akuzat më të mira i keni ngritur ju në këto video, tregon si Rama junior i flet sot Ramës senior lidhur me çështjet e përmbytjeve:
“Akuza më kuptimplotë për faktin se asnjë nga këto premtime nuk është mbajtur. Shkodra do të vazhdojë të përmbytet se Shkodra nuk qeveriset. Sepse nuk ka në këtë vend një qeveri të shqiptarëve, ka vetëm një qetë të kusarëve”.
Ku është qeta e kusarëve? Është përmbytur dhe do të stërpërmbytet.
Lidhur me këto pyetje të Xhaferrit, kryeministri Rama ka thënë se gjendja e emergjencës natyrore ka një kuadër të përcaktuar që nuk kanë lidhje me situatën aktuale.
Edi Rama: Meqë do ta marr fjalën, përgjigjen se ku është qeta e kusarëve do të jua jap shumë të plotë sot. Përsa i përket çështjeve të ngritura prej jush, në parantezën e bërë lexova që shqetësimi juaj kryesor dhe pyetja juaj kryesore ishte se pse nuk shpallet gjendja e emergjencës. Ajo ka një kuadër të plotë ligjor, kritere të përcaktuara që nuk kanë lidhje me situatën aktuale. Nuk do të dëshiroja të hyja në krahasime por meqë hyrë, unë i qëndroj asaj që bujarisht asaj që ndatë me publikun sepse janë faktet që flasin shumë qartë dhe ai sinkron është nxjerrë mga një moment katastrofik për Shkodrën si rezultat i keqadministrimit kriminal e korruptiv të kaskadës. Ajo ishte e vërtetë dje dhe është e vërtetë sot. Për ta ilustruar sinkronin Rama junior dhe senior është i njëjti person.
Ne kemi pasur shumë më tepër përmbytje në kohën kur përmbytjet ishin një gjë shumë e rrallë nëpër botë dhe në kontinentin tonë. Sot përmbytjet nuk janë një gjë e rrallë dhe ndodhin. Ka përmbytje sepse në rastin e përmbytjeve kur kam komentuar atje, ajo është përmbytje e robit jo e Zotit. Uji në përmbytjet e atëhershme vajti deri në çati dhe preku sipas Bashkisë Shkodër 6130 shtëpi. Ndërkohë, po Bashkia Shkodër thotë se këto ditët ka pasur vetëm 30 banesa me prezencë uji të përkohshme. Në Durrës kanë qenë 15. Natyrisht nëse unë e marr kamerën e iPhone dhe e fus me qëllim edhe në një vrimë të vogël me ujë këtu në të djathtë mund të simuloj një përmbytje globale po të dua. Por realiteti është ky që them dhe fatmirësisht këtë herë nuk flas unë, flet Bashkia e Shkodrës që është drejtuar dhe vazhdon të drejtohet jo nga PS, por nga më të flaktit e më të përvëluarve të asaj që dikur quhej PD.
Discussion about this post