Një ëndërr e lindur në emigrim. Maroku po bën historinë në Kupën e Botës si e para skuadër afrikane mes katër më të mirave. Përralla me emrin Marok ka lindur në diasporë pasi 16 nga 26 futbollistë nuk kanë lindur në atdhe. Megjithatë ata zgjodhën Marokun përpara Spanjës apo HolandësMos i zgjoni nga ëndrra pasi është gjithçka e vërtetë. Maroku është skuadra e parë afrikane që arrin mes katër më të mirave të Kupës së Botës e që në gjysmëfinale do të përballet me Francën. Nuk është një skuadër as antike e as moderne por një skuadër e gjithanshme me një trajner si Regragui që ka një grup lojtarësh me cilësi dhe zemër e të cilëve u ka thënë: “Luani si të doni pasi ju e dini se si luhet futboll”. 5 ndeshje të zhvilluara e vetëm një gol i pësuar madje edhe ai autogol. Barazim në grupe ndaj Kroacisë, fitore me Belgjikën dhe eliminojnë Spanjën e Portugalinë. Por si dhe ku lindi ëndrra e Marokut.Ajo morri jetë në diaspor me një zgjedhje shumë të thjeshtë zemre. “ Më mirë të luajmë me Marokun se sa me Francën, Holandën apo Spanjën”. Jo më kot Maroku është skuadra me shumë shumë futbollistë që nuk kanë lindur në atdheun e tyre. 16 nga 26 futbollistët e grumbulluar nga trajneri nuk kanë lindur në Marok por në emigrim dhe që me zemër kanë zgjedhur të luajnë për Marokun. Portieri Bono ka lindur në Kanada, Hakimi në Spanjë, e Mazraoui , Amrabat e Ziyech kanë lindur në Holandë. Kishin mundësi zgjedhje dhe vendosën të përfaqësonin Marokun.Nga ana tjetër edhe trajneri Walid Regragui ka të njëjtën histori si lojtarët. “ Kam lindur e kam studiuar në Francë por vendi im i origjinës më ka dhënë një mundësi” ka theksuar tekniku. Ai e krahason skuadrën e tij me Rocky Balboan kur thotë: “Kur shikon Rockyn do të bësh tifo për të për impenjimin dhe punën e madhe. Ne jemi Rocky Balboa i kësaj Kupe Bote” e mbyll trajneri i skuadrës afrikane. Duke ditur të gjitha këto trajneri i Francës rivales së ardhshme të Marokut Didier Deschampo ka thënë “ Marokun do e marrim shumë seriozisht”.
Discussion about this post