3 persona janë shpëtuar gjatë natës nga policia kufitare në Vlorë, pasi anija e peshkimit me të cilën udhëtonin pësoi defekt në motor dhe nuk mund të lundronte. Anija e peshkimit ishte nisur nga port ii Vlorës për në Shëngjin, ndërsa aktualisht mjeti po lundron drejt Triportit të Vlorës.
‘Kapiteneria e Portit Vlorë ne oren 02:50 ka marrë njoftimin nga anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord, që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motorri, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikes. Mjeti lundrues ndodhej në veri te derdhjes të lumit Seman në këto kordinata : 40° 51′ 17.7″n / 019° 17′ 54.3 edhe ka kërkuar asistencë. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD dhe Policinë Kufitare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit.’- njofton Kapiteneria e Portit të Vlorës.
Discussion about this post