Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut ku i plagosur ka mbetur një efektiv policie.
Sipas mediave vendase mësohet se disa persona të armatosur kanë rrëmbyer gjatë mbrëmjes së djeshme një të burgosur i cili po transportohej nga burgu në spital.
Bëhet me dije se furgoni që po transportonte të burgosurin nga burgu në Idrizovë është ndaluar nga disa persona të armatosur ku nuk munguan as të shtënat dhe si pasojë mbeti i plagosur efektivi i policisë.
Ndërsa i burgosuri u nxor dhe iku bashkë me personat e armatosur. Ky aksion i arratisjes ishte i planifikuar pasi këtë e tregon dhe fakti se personat e armatosur e dinin saktësisht se kur do të dërgohej i burgosuri në spital, e njihnin mjetin dhe ndoshta kishin të dhëna shtesë se sa ishte numri i policëve që do ta merrnin të burgosurin, trajtimi dhe rruga e lëvizjes.
Discussion about this post