Vlorë- Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion në disa fshatra në Bashkinë e Selenicës dhe në Vlorë në ambiente të mbyllura për shtëpi bari.
Sipas burimeve nga ana e policisë, aksioni ka nisur që prej mesditës së datës 9 shkurt dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit.
Burimet nga “blutë” e Vlorës bëjnë me dije se në Selenicë është gjetur një shtëpi bari dhe një në afërsi të Vlorës.
Bimët ishin kultivuar në një vilë katër katëshe. Lidhur me zbulimin e bërë, policia ka marrë në pyetje banorë të zonës dhe punonjës të OSHEE.
Burime për mediat bëjnë me dije se blutë e Vlorës kanë vënë në pranga disa persona si dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Pritet që të konfirmohet plotësisht teksa mësohet se në orët në vijim do të ketë një konferencë për media nga policia e shtetit për këtë zbulim.
Discussion about this post