DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. V., 57 vjeç dhe L. B., 37 vjeç, pasi kanë kanosur me mjet prerës, për motive të dobëta, shtetasit K. H. dhe A. H., banues në Vlorë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. L., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-R. S., 30 vjeç, banues në Angli, pasi duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Nj. B. dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi K. L., pasagjer në automjetin tip “Toyota”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post