Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët ka folur edhe për portin e Durrësit. Ai i bëri thirrje Mohamed Alabbar “që të heqë dorë nga kjo aferë”.
“I them zotit Alabar i cili është një miliarder, hiq dorë nga kjo aferë sepse shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë. Zotërinj, kjo është plaçkitja më e madhe që i bëhet kombit shqiptar në pronë publike. Ndaj dhe mos përziej aksionet tuaja me Edi Ramën. Se e keni vënë re ju, që tani, nga dalja televizive në dalje televizive duke folur për Alabbar-in sikur është i dërguari i Allahut apo i vëllai i Profetit. Ka gjithçka interesin e tij personal dhe familjar”, u shpreh Berisha.
Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe tha se “Truri i kësaj vjedhje të madhe është Olsi Rama, bashkëshorti i Olta Xhaçkës dhe jo më pak, Pranvera Strakosha. Natasha dhe Pranvera, që ta dini ju, kanë qenë në ndjekje penale për adaptime, mafie e adaptimit të fëmijëve. Por strumbullar është qeveria në këtë aferë”.
Discussion about this post