“Profesionisti “komedia e trishtë e dramaturgut serb Dushan Kovaçeviç është ngjitur suksesshëm në skenën e “Petro Markos”,në Vlorë ,mbrëmjen e së premtes.
Shfaqja premierë me regji të Leka Bungos, vetëm me 4 aktorë, mbajti mbërthyer për rreth 60 minuta spektatorin që kish mbushur sallën e teatrit.
Në interpretimin e shkëlqyer të mjeshtrit të teatrit dhe kinematografisë Viktor Zhusti, aktorit Astrit Hasani, Matilda Avdulit dhe Artan Islamit, skenografi të Drini Shehut dhe formulim muzike të Artur Dhamos, shfaqja arriti të fitojë suksesin dhe rrëmbejë duartrokitjet e nxehta të spektatorëve.
Komedia e zezë e Kovaçeviçit trajton një nga temat më të nxehta të shoqërisë shqiptare në ditët e sotme, hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit gjatë regjimit komunist. #shiheminëteatër
Discussion about this post