Kombëtarja shqiptare është gati për debutimin në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e Dortmundit, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin e parë në Kampionatin Europian ndaj Italisë.
Vetën 24 orë na ndajnë nga sfida e madhe Itali – Shqipëri që do të luhet nesër më datë 15 qershor, ora 21:00 në stadiumin e Dortmundit.
Kombëtarja shqiptare do sfidojë Italinë në “Signal Iduna Park” në sfidën e parë në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Kaltërit”.
Të shumtë kanë qenë ata që i kanë uruar një rrugëtim sa më të mbarë në Euro 2024. Një ndër to është dhe urimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj me anë të një postimi të shpërndarë, në profilin e tij zyrtar, në “Facebook”.
“Në nisjen e Kampionatit Europian të Futbollit,le t’i urojmë të gjithë së bashku ekipitit tonë kombëtar: Suksese! Të gjithë shqiptarët janë me ju” – shkruan Begaj.
Discussion about this post