Qeveria është duke prezantuar sot nismën për amnistinë fiskale në një konsultim publik edhe me përfaqësues të biznesit.
Zv/Kryeminsitri Arben Ahmetaj tha se nuk do të përfitojnë nga amnistia të dënuarit për vepra penale si krimi apo korrupsioni.
Ai tha se paratë e deklaruara nuk mund të transferohen jashtë vendit për 5 vite.
Ndërsa Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se nisma do të ketë një afat mujor prej 9 muajsh.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/586087053078398
2. Kritikat për amnistinë fiskale, Rama: Mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë
Gjatë fjalës së tij në konsultimin për projektligjin e amnistisë fiskale, Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria sot është e strukturuar që ta implementojë amnistinë. Kritikat për projektliligjin, Rama tha se janë mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë që ai drejton.
Dua t’ju kujtoj të gjithëve, madje partnerëve tanë shumë të çmuar ndërkombëtarë që bota është në luftë. Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjera, Shqipëria ka marrë një vendim me një kosto shumë të lartë. Një kosto e cila nëse lufta zgjat përtej një limit të caktuar, mund të bëhet tërësisht e papërballueshme. Ky vendim është që fatura e energjisë e cila sot në tregun ndërkombëtar po i afrohet 500 Eurove për megavat nga 50-60 që ishte përpara luftës ose më saktë përpara kësaj krizës, të mos reflektohet në faturën e energjisë së familjeve dhe të biznesit të vogël. Nga dalin këto para? Ndërkohë që jemi shumë të vetëdijshëm që paketa jonë e parë e mbështetjes për ata më të prekurit nga inflacioni nuk ka zgjidhur të gjithë hallin. Një hall që vazhdon ndërkohë që paketa ka përfunduar. Dua t’ju kujtoj që ideja e amnistisë është një ide shumë e vjetër në Shqipëri. Asnjëherë nuk është materializuar nga një presion i caktuar i brendshëm dhe i jashtëm që besoj se ka pasur arsye që sot nuk ekzistojnë më. Shqipëria në atë kohë kur janë provuar amnistitë e tjera nuk kanë qenë të strukturuara siç është sot. Sot Shqipëria ka në vend një sërë strukturash që me efikasitet mund të realizojnë implementimin. Ne nuk e kemi menduar sot amnistinë. Amnistinë e kemi menduar që ditën e parë që kemi ardhur në qeveri, por nuk e kemi propozuar sepse kemi qenë të vetëdijshëm që ishte një ide që nuk i kishte ardhur koha, siç nuk i kishte ardhur koha edhe ligjit për kanabisin mjekësor. Propozimin e parë e kemi bërë pasi na ra një gjëmë e madhe ne kokë siç ishte tërmeti. Qeveritë kur angazhohen për amnistinë, angazhohen në funksion të thithjes së parë dhe nxjerrjes së parasë nga e zeza, në të bardhë. Nuk i bëjnë kot. T’i vish Shqipërisë dhe t’i thuash që shiko se amnistia “per se” është diçka e papranueshme është mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Miqve të shtrenjtë dhe partnerëve tanë do u them respekti reciprok është A-ja e punës sime në funksion të drejtimit të qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Me respekt mund të bëhet çdo kundërshti, mund të refuzohet ccdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vend me bisht, ndërkohë që amnistia është bërë në mënyrë të rregullt pa asnjë polemikë në të gjitha vendet që na japin mësime kjo nuk është asgjë e drejtë, kjo nuk është asgjë e duhur, kjo nuk është asgjëja që çmon respektin gati-gati pa kushte që ka Shqipëria ndaj partnerëve të saj”, u shpreh Rama.
3. Amnistia fiskale, Rama: Do ta bëjmë ligjin, për budallenj nuk na bën dot njeri
Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur kur tha se qeveria që ai drejton do ta bëjë ligjin për amnistinë fiskale, duke shtuar se duan ta bëjnë më mirë. Kreu i qeverisë u shpreh i ashpër ndaj kritikave të Dhomave të Tregtisë kundër këtij projektligji.
“Ne këtë ligj do ta bëjmë dhe ne duam ta bëjmë sa më të mirë. Për këtë arsye ligji ka pësuar edhe ndryshime si rezultat i sugjerimeve. Kemi vënë tavanin 2 milionë euro, familjare dhe jo personale. E dyta kemi vendosur që për 5 vjet, se lexoja Dhomat e Tregtisë me flamujt e euroatlantizmit që thonin se kjo është skemë do vijnë, do i lejnë këtu dhe do i nxjerrin nga dera. Si i nxjerrin kur ligji thotë që 5 vjet do i lesh në Shqipëri, do i investosh këtu. Si i bëhet kjo?
E fundit, ne kemi konsultuar popullin shqiptar për këtë. Kemi bërë Këshillimin e Parë Kombëtar. 66% e thuajse gjysmë milioni shqiptarë kanë kërkuar që emigrantët shqiptarë, se kjo bëhet për emigrantët në radhë të parë, por edhe për ata që janë këtu. Do thoni që Shqipëria do nxjerrë cashin të tërë në sipërfaqe me këto teoritë konvencionale që “prit prit se do vijë”. Jo. Kjo është një nga instrumentet. Këta njerëz kanë një të drejtë në këtë vend, apo nuk quhet? Unë mendoj që është e para. E gjitha kjo nuk vjen si rezultat i mosrespektit për Shqipërinë për të të marrurit pak si lehtë të Shqipërisë si rezultat i asaj që ne i bëjmë vetes se nuk kanë faj partnerët. Kur bëjmë këtu raporte për organizma ndërkombëtarë dhe ne nxijmë shkatërrojmë komplet imazhin e vendit tonë dhe ata pastaj i nxjerrin në emrin e tyre. S’kanë faj ata se janë raporte bio nga Shqipëria”, u shpreh Rama.
Më tej kreu i qeverisë u shpreh: Dua, për të qenë konstruktiv, se prandaj bëhet ky debat, duke thënë gjithë ato gjëra që nuk “thuhen” dhe nuk kemi si e bëjmë njëri-tjetrin për budalla ne këtu. Ne jemi një vend që po e tregojmë çdo ditë sa seriozë jemi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kemi të metat tona, sigurisht. Por nga mendja jemi në rregull, nuk vemë njeri përpara kur vjen puna për respekt.
Këtu është edhe një hall tjetër shumë i madh, që ti do të bësh debat, nuk duan të bëjnë debat. Hajde t’i ballafaqojmë. Mbase të gjitha këto që thamë ne kanë kundërargumente që ne të themi ok, ndoshta jemi në fazë kur duhet të shohim më tutje. Siç thamë tre vjet më parë. Për çfarë u tërhoqëm? Nga frika? Jo. U tërhoqëm sepse argumentet ishin shtrëngues. Sot kemi infrastrukturën. Ne e kemi pranuar që e kemi edhe në shqip atë shprehjen, çfarë thonë për të voglin, por ka një kufi, sepse vetëm për budallenj nuk na bën dot njeri.
4.Rama: Që emigrantët të fusin në bankë paratë që morën në të zezë nga pronarët europianë
I ashpër ishte kryeministri Edi Rama me ata që kundërshtojnë amnistinë fiskale. Duke folur nga paneli i konsultimit publik për projektligjin e amnistinë fiskale, Kryeministri solli në vëmendje se në disa vende të Europës shqiptarët janë pjesë e motorëve të ekonomisë dhe se kanë para të cilat i kanë marrë duke bërë 2-3 punë në të zezë në vendet ku jetojnë dhe nuk kanë mundësinë t’i fusin nëpër banka.
“Të diskutosh për thelbin, të diskutosh për elementet e ligjit është gjëja që ne duam, por të vësh përpara një barrierë që kjo nuk bëhet, kjo është e papranueshme. Kjo s’bëhet se shqiptarët janë kriminelë, apo kjo nuk bëhet sepse paratë e shqiptarëve duhet të rrinë jashtë? Të flasim hapur, pse nuk bëhet kjo? Se paratë e shqiptarëve janë më mirë jashtë? Patjetër është legjitime. Shqiptarët janë në disa vende të Europës pjesë strategjike e motorëve ekonomike të atyre vendeve, kjo dihet. Ata shqiptarë që 30 vite më para priteshin me këmbët e para dhe liheshin sikur të ishin kafshë nëpër porte dhe aeroporte, trajtoheshin sikur të ishin të gjithë kriminelë“.
“Po ata kanë punuar nga 2-3 punë, kanë punuar në të zezë dhe paratë në të zezë nuk i kanë marrë nga Shqipëria, i kanë marrë nga pronarët e tyre europianë. Dhe një pjesë të parave të tyre në të zezë nuk kanë mundësinë sot t’i çojnë nëpër banka. Sot një emigrant shqiptar nga Anglia, meqë Anglia e ka merak të madh amnistinë fiskale dhe ka të drejtë sepse ka shumë emigrantë në Angli, për të sjellë një shumë qesharake të ardhurash këtu, duhet të heqë picirin. Për të marrë përsipër për të blerë këtu një apartament duhet të ketë në qafë të gjithë shtetin shqiptar, me prokurori, inspektorë, pastrime… për çfarë? Për paratë që ka bërë me punë atje? Pse? Nuk blen dot një pronë në vendin e vet se i dalin para 700 struktura dhe në 700 lloj formash, njerëz në këtë vend”.
Kryeministri tha më tej se Shqipëria është vendi më kesh në Europë, sepse sipas tij nuk është bërë kurrë një formalizim real i parave dhe është vendi i fundit që ka hyrë në tregun bankar.
“Mos e bëjmë amnistinë? E ça mendoni që po s’u bë, Shqipëria do të bëhet një vend që do formalizojë kesh-in e jashtëzakonshëm që ka? Është vendi më kesh në Europë. E dinë të gjithë. Pse? Sepse është vendi që nuk ka bërë kurrë një formalizim real të parasë. Është vendi që ka hyrë i fundit fare në tregun bankar. Kur të tjerët kishin banka ne kishim llogaritarët e kooperativës. Bankën e parë private ne e kemi bërë në fund të 90-s”.
tv6+1vlora
Discussion about this post