Këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet dekreti i presidentit për kthimin e ligjit për administrimin e Parkut të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme.
Kjo marrëveshje është kundërshtuar edhe nga Shoqëria Civile, e cila sot po zhvillon një protestë para Kuvendit.
“Ne bien dakord për ta mbrojtur Butrintin nga pushtuesit në kërë rast. Kryetari i Bordit thotë që Saranda dhe Butrinti janë greke dhe u janë lënë rastësisht Shqipërinë, e parë në këtë këndvështrim dhe e kundërshtojmë këtë projekt ogurzi”, u shpreh Aulon Kalaja.
Pak javë më parë, Meta riktheu për rishqyrtim në Kuvend, marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit.
Sipas tij, Parku i Butrintit nuk mund të administrohet nga organizma shoqërore, të tilla si OJF-të. Në argumentet e dhëna nga presidenti, nënvizohej se kjo marrëveshje cënon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës.
Më herët, Kuvendi miratoi me 75 vota pro, ligjin për administrimin e Parkut të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme.
tv6+1vlora
Discussion about this post